Revista më e vjetër britanike për automobilistikë, AutoCar, në Londër në takimin e tyre vjetor ka shpallur grupimin Hyundai-Kia si prodhuesin automobilistik të vitit. Kjo ngjarje e AutoCar bie në mesin e më prestigjiozeve në Evropë, sepse njëkohësisht ndanë edhe titullin e automjetit të vitit në Evropë.
Chas Hallett, kryeredaktor i AutoCar me rastin e dorëzimit të shpërblimit drejtorit të Hyundai-Kia për hulumtim dhe zhvillim, Nam-Yong Kim, ka thënë: “Kur grupimi Hyundai-Kia para disa vitesh filluan të flasin se dëshirojnë të janë në mesin e prodhuesve më të mëdhenj në botë si Toyota, General Motors, Ford e Audi-Volkswagen, shumë kanë qenë skeptik. Atëherë koreanët janë bërë shumë serioz. Kanë pranuar planin për prodhimin e automjeteve me dizajn evropian dhe ekspertë evropianë për të kënaqur blerësit evropianë. Kanë sfiduar Volkswagen Golfin dhe Ford Focusin, sepse kanë filluar të prodhojnë automjete, të cilat duken dhe prodhohen po aq mirë, e në të njëjtën kohë ofrojnë garanci më të gjatë“.
Grupimi Hyundai-Kia, është krijuar me bashkimin e dy kompanive në vitin 1998, në tregun lokal korean mban 80 për qind të pjesëmarrjes në treg, derisa këtë vit grupimi është bërë prodhuesi i pestë më i madh në botë.