Ford është aktori më i paguar
Harrison Ford është emëruar si aktori që fiton më së shumti në Hollywood, pasi në 12 muajt e fundit ka fituar 64.95 milionë dollarë (47 milionë euro).
Aktori veteran iu rikthye rolit të Indiana Jones në filmin e viti të kaluar “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”, i cili grumbulloi 750 milionë dollarë (539 milionë euro) gjatë shfaqjes së tij nëpër kinematë botërore, ndërkohë si rezultat i shikueshmërisë së filmit, Ford mori një çek me shumë zero.
Revista amerikane “Forbes” e rendit Fordin si aktorin që ka fituar më së shumti nga qershori i vitit 2008 deri në qershor të vitin 2009.
Ndërkohë, në vend të dyte renditet komiku Adam Sandler (54.9 milionë dollarë), falë suksesit të filmave të tij “Bedtime Stories” dhe You Don't Mess With The Zohan”.
Will Smith zë vendin e tretë (45 milionë dollarë), ndërsa top-pesëshin e mbyllin Eddie Murphy dhe Nicolas Cage (me nga 39.9 milionë dollarë të fituara brenda një viti).