Këngëtarja e muzikës R&B, Beyonce Knowles, është më e pasura nga yjet nën moshën 30-vjeçare me një xhirollogari bankare që ka vlerën prej 80 milionë dollarëve. 27-vjeçarja ka kryesuar listën e të famshmëve të rinj dhe të pasur, e përpiluar nga revista “Forbes”, vetëm disa javë pasi Beyonce dhe burri i saj Jay-Z janë zgjedhur si çifti më i pasur i Hollywoodit.
Superylli i muzikës pop Justin Timberlake, 27-vjeçar, zuri vendin e dytë (43 milionë dollarë), i ndjekur nga basketbollisti amerikan Kobe Bryant (39 milionë dollarë).
Top-dhjetë të famshmit e pasur nën moshën 30-vjeçare: 1. Beyonce Knowles – (80 milionë dollarë)
2. Justin Timberlake – (43 milionë dollarë)
3. Kobe Bryant – (39 milionë dollarë)
4. LeBron James – (38 milionë dollarë)
5. Roger Federer – (35.2 milionë dollarë)
6. Keira Knightley – (32.2 milionë dollarë)
7. Maria Sharapova – (26.1 milionë dollarë)
8. Daniel Radcliffe – (25.1 milionë dollarë)
9. Miley Cyrus – (25.1 milionë dollarë)
10. Mary-Kate dhe Ashley Olsen – (15 milionë dollarë