"NRG Band", ka përpunuar këngën "Drenusha" të rokerëve legjendarë të grupit "Minatori", njofton KTV. Për realizimin e këngës anëtarët e "NRG Band" kanë bashkëpunuar me kompozitorin Florent Boshnjaku.
Frontmeni i grupit, Besnik Qaka, ka thënë se motivi i këngës ka mbetur origjinlai, porse këngës i është dhënë një stil modern.
“NRG Band” tashmë ka punuar edhe klipin e këngës, të cilin e kanë realizuar me produksionin “Videoart” nga Gjilani.