Këngëtarja Kaltrina Selimi sapo ka realizuar një këngë të re, që mban titullin "Copy Paste", e cila pritet që shumë shpejtë t’i pushtojë zemrat e fansave të saj. Kënga është e punuar me tekst të Avni Qahilit dhe me muzikë të Virusit.
Gazeta “Zëri” shkruan se Kaltrina ka treguar se fabula e këngës flet për zhgënjimet e një vajze në historitë e dashurisë së saj që e kanë lënë të kuptojë se të gjithë meshkujt janë kopje e njëri-tjetrit.
Kaltrina, po ashtu ka shtuar se këtë herë nuk do të jetë pjesë e videokasetave të Vitit të Ri, porse me këtë këngë do të jetë e pranishme nëpër programet festive të televizioneve shqiptare.