Real Madridi tashmë ka arritur marrëveshje edhe për angazhimin e sulmuesit spanjoll David Villa. Sportivja spanjolle Marca thotë se David Villa është lojtari i ri i madh i cili i bashkohet Real Madridit.
Reali ka arritur të mposhtë konkurrencën e klubeve nga Premier League si dhe Barcelonën, për të arritur te shërbimet e spanjollit, i cili zyrtarisht do të prezantohet si përforcim i ri i ‘mbretërve’ në ditët në vazhdim.
Real Madridi thuhet se do t’i paguajë Valencias rreth 37 milionë euro, si dhe bonuse shtesë në varësi të sukseseve të klubit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.