Manchester United ka konfirmuar se ka pranuar ofertën e Real Madridit për të hequr dorë nga shërbimet e mesfushorit portugez Cristiano Ronaldo.
E ardhmja e Ronaldos ka qenë subjekt spekulimi për një kohë të gjatë, dhe presidenti i ri i Realit, Florentino Perez, nuk e mbajti sekret faktin se dëshiron ta shohë Ronaldon në Santiago Bernabeu.
Reali, siç shkruan Sky Sports, është pajtuar të paguajë 80 milionë funte për portugezin dhe United i ka dhënë leje Lojtarit më të Mirë në Botë të bisedojë për kushtet e tij me gjigantin spanjoll.