>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net

Mirë Se Vini n`RM >> KaLoNi MiRë Me Ne << Të Gjitha Në Një Vend
 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Mbreteria e Rilindjes
Nga Big Brother në politikë I_icon_minitimeThu Dec 03, 2009 8:44 pm nga Ibish_sakica

» Mbreterit e rilindjes loja me e mire ne bote
Nga Big Brother në politikë I_icon_minitimeWed Nov 18, 2009 11:42 pm nga ardianii

» My Websites
Nga Big Brother në politikë I_icon_minitimeWed Aug 05, 2009 4:22 pm nga Ultimate

» iPhone 3G S shitet paraprakisht në SHBA
Nga Big Brother në politikë I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:35 pm nga Abbi

» Paraqiten Nokia E72 e 5530 Xpress music
Nga Big Brother në politikë I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:34 pm nga Abbi

» Moza në lidhje me Arin?
Nga Big Brother në politikë I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» West: Jam njeri që preki për toke
Nga Big Brother në politikë I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» Ford është aktori më i paguar
Nga Big Brother në politikë I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:32 pm nga Abbi

» Newton do të ligjërojë në Afrikën e Jugut
Nga Big Brother në politikë I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:31 pm nga Abbi

September 2024
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      
CalendarCalendar
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Nga Big Brother në politikë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Abbi
WebMaster
WebMaster
Abbi


Numri i postimeve : 229
Join date : 16/11/2008
Age : 32
Location : n`Mitro

Nga Big Brother në politikë Empty
MesazhTitulli: Nga Big Brother në politikë   Nga Big Brother në politikë I_icon_minitimeSun Jun 14, 2009 12:34 pm

Nga Big Brother në politikë
Ish-protagonistët e spektaklit të famshëm "Big Brother Albania", Qetesor Ferrunaj, Shkëlqim Borshulli, Dritan Shehaj dhe Adrian Pojana, të ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel kanë rrëfyer arsyet e hyrjes së tyre në politikë.
I pari që ka folur ka qenë Qetesori, i cili kandidon nën logon e PDK-së (Partisë Demokristiane) në komunën e Orikumit. “Unë kam qenë i angazhuar edhe më parë me PDK-në dhe kandidimi im nuk është një surprizë”, është shprehur Sori, i cili ka pranuar se fama e programit "Big Brother" ka ndikimin e saj.

“Është e vërtetë që ne njihemi nga publiku, por e rëndësishme është që të mos keqpërdoremi”, ka deklaruar ai. Fituesi i edicionit të dytë të "Big Brother" ka shtuar se fushatën e ka marrë me kujdes dhe se mendon se kështu mund të përfitojë prej saj.

Ndërsa pjesëmarrësi i edicionit të parë, Shkëlqim Borshulli, deklaron se te PR-ja (Partia Republikane) ka gjetur veten pasi ka të njëjtat parime.

“Kandidoj në Tiranë për Partine Republikane. ‘Big Brother’ më dha seriozitetin për të treguar se unë jetoj në shoqërinë shqiptare dhe se thesari më i rëndësishëm për mua janë familja dhe prona. Këto parime i gjeta tek PR”, ka deklaruar Cimi, i cili përveç se ka dhënë garancinë se pronat do t’u kthehen pronarëve, ka vlerësuar veprimet e bëra nga kryetari i PR-së, Fatmir Mediu pas tragjedisë së Gerdecit.

“Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi në Gerdec, por vlerësoj veprimin e kryetarit tim, që hoqi imunitetin dhe ia la veten drejtësisë”, ka shtuar Borshulli.

Edhe pjesëmarrësi i edicionit të sivjetshëm, Dritan Shehaj ka deklaruar se kandidimi i tij në radhët e LSI-së për qarkun e Gjirokastrës nuk është një risi. Shehaj ka theksuar se kandidimi i tij nuk ka ardhur nga pjesëmarrja në Big Brother.

“Sa për angazhimin tim në LSI, ai ka qenë më i hershëm dhe kandidimi nuk ka ardhur nga hyrja në Big Brother”, ka deklaruar Dritani.

Ai ka theksuar se ka idetë dhe kontributin e tij që shpreson t’i japë përmes kësaj force politike. “Idetë që ke duhet t’i mbështetësh me të gjitha forcat. Duke qenë se është momenti i fushatës, dua të kem mundësi të kontribuoj për të”, ka theksuar Dritani.

Edhe Adrian Pojana, mbështetës i G99 ka dhëne arsyet e bashkimit të tij me këtë subjekt. “Thash që më mirë të jem mbështetës i kësaj lëvizjeje pasi ka të bëjë me ndryshimin. Pasi u bë oferta nga G99, vlerësova se ka disa plagë të shoqërisë që duhet të amplifikohen dhe prandaj u bashkova”, është shprehur Adi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nga Big Brother në politikë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net :: .:. Diskutime .:. :: V.I.P & Stars-
Kërce tek: