>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net

Mirë Se Vini n`RM >> KaLoNi MiRë Me Ne << Të Gjitha Në Një Vend
 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Mbreteria e Rilindjes
Telefoni celular I_icon_minitimeThu Dec 03, 2009 8:44 pm nga Ibish_sakica

» Mbreterit e rilindjes loja me e mire ne bote
Telefoni celular I_icon_minitimeWed Nov 18, 2009 11:42 pm nga ardianii

» My Websites
Telefoni celular I_icon_minitimeWed Aug 05, 2009 4:22 pm nga Ultimate

» iPhone 3G S shitet paraprakisht në SHBA
Telefoni celular I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:35 pm nga Abbi

» Paraqiten Nokia E72 e 5530 Xpress music
Telefoni celular I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:34 pm nga Abbi

» Moza në lidhje me Arin?
Telefoni celular I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» West: Jam njeri që preki për toke
Telefoni celular I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» Ford është aktori më i paguar
Telefoni celular I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:32 pm nga Abbi

» Newton do të ligjërojë në Afrikën e Jugut
Telefoni celular I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:31 pm nga Abbi

September 2024
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      
CalendarCalendar
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Telefoni celular

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Abbi
WebMaster
WebMaster
Abbi


Numri i postimeve : 229
Join date : 16/11/2008
Age : 32
Location : n`Mitro

Telefoni celular Empty
MesazhTitulli: Telefoni celular   Telefoni celular I_icon_minitimeSun Nov 30, 2008 1:46 am

Telefoni celular, ose thjesht Celulari, është nje aparat komunikimi për telefoninë e lëvizshme, i lidhur me rrjetin telefonik të tokës nepermjet stacioneve të ndryshme komunikacioni. Celulari funksionon vetëm në ato vende ku rrjeti përputhet me frekuencën e valeve te tij.


Historia


Sipas kronologjisë, shpikja e celularit të parë i atributohet Martin Cooper, një nga inxhinjerët më të mirë të shoqerisë Motorola.

Martin prezantoi projektin e parë më 3 prill të 1973. Megjithë ambiciet e kompanisë, shpikja e re kishte ende shumë elemente që nuk bindnin. Vetëm pas 10 vjetësh përpjekjesh projekti i celularit të parë arriti të zhvillohej deri në atë pikë sa të dilte në treg. Celulari i parë doli në shitje për një çmim rreth 4000 dollarë.


Gjeneratat
Që nga dalja e tij në treg, telefoni celular ka përdorur tre sisteme të ndryshme funksionimi të cilat sot i quajmë breza:

0G - Radiotelefonë të cilët përdoreshin deri në kohën e daljes së celularëve të parë.
1G - Celularë analogë që punonin vetëm në të njëjtën gjatësi vale ose brenda një rrjeti telefonik të caktuar.
2G Celulari i pare digjital që aktualisht njihen si GSM (Global System for Mobile Communications).
2.5G - GPRS (General Packet Radio System) Celularë digjitalë me shpejtësi të lartë për shkëmbimin e të dhënave.
3G (Gjenerata e III) - UMTS (Universal Mobile Telephone System) Celularë të pajisur me kamera për fotografi dhe video.
Aktualisht falë këtyre celularëve janë të mundshme edhe biseda jo vetëm me të degjuar, por edhe duke u parë, pa harruar dhe dërgimin e mesazheve format video e audio. Kohët e fundit celularët e gjeneratës së tretë kanë mundësuar lidhjen me internetin falë sistemit WAP (Wireless Application Protocol). Këtu nuk duhet të harrojmë dëgjimin e radiove ose shikimin e televizioneve të ndryshme, natyrisht nëse ky shërbim ofrohet nga shoqeria telefonike me të cilën individët janë nën kontratë.

Pra celularet e G3 janë fjala e fundit e teknologjisë së telekomunikacionit. Me zhvillimin është mundësuar edhe lidhja e aparatit celular me kompjuterin duke mundësuar jo vetëm shkëmbim të dhënash por edhe ruajten e tyre si për shembull: numrin e celularit, sms me vlerë afektive, foto, video etj.


Aspekte sociale
Gjatë gjysmës së dytë të viteve 90-ta celulari u kthye në njëe status simbol, por me përhapjen e tij të shpejtë ai u bë një nga objektet më të domosdoshme të jetës së përditshme. Sipas statistikave të një shoqerie evropiane, Italia është një nga vendet ku celulari është kthyer në një mani. Por ky zhvillim ka sjellë pa dyshim efektet e tij. Në kulturën e shumë vendeve cilësohet si sjellje jo e hijshme:

Nëse volumi i ziles së celularit është i lartë
Të flasësh në telefon me zë të lartë aq sa të detyrosh tjetrin të dëgjoje.
Mbajtja hapur e celularit në vende kulti ose publike (teatër, kinema).
Po në bazë të statistikave 34% e përdoruesve të celularit e kanë të vështirë të paracaktojnë se cilen zile do të ketë aparati i tyre kështu që miqve të ndryshëm i caktojnë zile të ndryshme. Disa përdorues pohojnë se mendohen pak para se të kryejnë një telefonatë për të menduar nëse orari është i përshtatshëm, si për çmimin e thirrjes ashtu edhe për të mos shqetësuar tjetrin. Megjithëata ka shumë njerez të cilët e fikin aparatin ose refuzojnë thirrjen në rast se nuk e kanë të mundur komunikimin me telefonuesin.


Rreziqet
Shumë shoqata për mbrojtjen e shëndetit deklarojnë se celulari shkakton probleme në disa grupe të caktuara individesh (femrat në gjendje interesante ose fëmijet tek të cilët ndikon direkt në tru pasi ai është ende i paformuar). Tek pjesa tjetër e njerëzve nëse celulari përdoret në menyrë të përmbajtur dhe normale dëmet sigurisht që reduktohen. Për shumë shoqata bamirësie që mbledhin fonde në luften kundër kancerit përdorimi i celularit është i rrezikshëm. Duke qënë se këto shoqata financohen nga 1/3 e të ardhurave të shoqërive telefonike celulare, jo rrallë ato deklarojnë se rreziku është relativ duke kaluar në konflikt interesash.

Në qershor të këtij viti Agjensia Franceze e Ruajtjes së Shëndetit (L'Agence Francaise de Sécurité Sanitaire) publikoi një lajmërim në të cilin thuhej se studimi i rrezikut të celularëve kërkonte kohë që zhvillimi i shpejtë i tyre nuk e lejonte diçka të tillë. Por kjo agjensi nuk e përjashtonte rrezikun e valëve të celularit.


Dita Botërore Pa Celular
Shkrimtari francez Phil Marso më 6 shkurt të 2001 hodhi idenë e një dite botërore pa celular. Po përse pikërisht 6 shkurti? Sipas kalendarit francez kjo ditë përkon me Saint Gaston dhe nuk ka francez që nuk njeh këngen e famshme të Nino Ferrer, në refrenin e së cilës thuhet “Gastoni ka një telefon por ai kurrë nuk përgjigjet”. Kjo iniciativë nuk është një kryqëzatë kundër celularit por një debat reflektimi për këtë mjet komunikimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Telefoni celular
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mafia mund të vrasë edhe me celular

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net :: RiniaMitro ToolBox :: Tv/Mobile-
Kërce tek: