Allen në kërkim të dashurisë
Këngëtarja Lily Allen është në kërkim të dashurisë së re. Ajo u ka thënë shoqeve të saj që t’ia caktojnë një takim me ndonjë mashkull.
Lidhja e fundit e Allen, me shitësin e veprave artistike Jay Jopling, zgjati vetëm një muaj, ndërsa këngëtarja urren të merr pjesë vetëm në organizimet e ndryshme të të famshmëve, kështu që dëshiron me çdo kusht ta gjejë një të dashur.
“Lily urren që është vetëm. Ajo ka nevojë për një mashkull në jetën e saj. Ajo ndjehet e pasigurt kur shkon nëpër evenimente të ndryshme dhe urren që duhet të kthehet vetëm. Ajo ka nevojë për dikë që t’ia mbajë dorën gjatë kalimit nëpër qilimin e kuq”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren