>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net

Mirë Se Vini n`RM >> KaLoNi MiRë Me Ne << Të Gjitha Në Një Vend
 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Tema Fundit
» Mbreteria e Rilindjes
Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. I_icon_minitimeThu Dec 03, 2009 8:44 pm nga Ibish_sakica

» Mbreterit e rilindjes loja me e mire ne bote
Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. I_icon_minitimeWed Nov 18, 2009 11:42 pm nga ardianii

» My Websites
Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. I_icon_minitimeWed Aug 05, 2009 4:22 pm nga Ultimate

» iPhone 3G S shitet paraprakisht në SHBA
Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:35 pm nga Abbi

» Paraqiten Nokia E72 e 5530 Xpress music
Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:34 pm nga Abbi

» Moza në lidhje me Arin?
Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» West: Jam njeri që preki për toke
Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:33 pm nga Abbi

» Ford është aktori më i paguar
Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:32 pm nga Abbi

» Newton do të ligjërojë në Afrikën e Jugut
Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. I_icon_minitimeMon Jun 15, 2009 1:31 pm nga Abbi

September 2024
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      
CalendarCalendar
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

 

 Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil..

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Abbi
WebMaster
WebMaster
Abbi


Numri i postimeve : 229
Join date : 16/11/2008
Age : 32
Location : n`Mitro

Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. Empty
MesazhTitulli: Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil..   Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil.. I_icon_minitimeMon Jun 08, 2009 4:31 pm

Fantazisti i kalon me sukses vizitat mjekësore, por pak orë para zyrtarizimit, Berluskoni thotë: Do të flas sot me të
Nga Brazili vijnë sinjale të qarta mbi të ardhmen e Rikardo Kakàsë. Dhe nëse numri 22 i Milanit kufizohet të thotë se, “do të flas për të ardhmen time shpejt, në momentin e duhur”, më domethënëse është prania e mjekut social të Realit të Madridit, i cili zbarkoi dje në Recife në stërvitjen e Brazilit. Doktor Huan Karlos Hernandez, drejtori i departementit mjekësor në klubin spanjoll, ka zbarkuar në Brazil në stërvitjen e “Selesaos”, ku Kakà i është nënshtruar vizitave mjekësore, të cilat i ka kaluar me sukses.
Por padroni kuqezi Silvio Berluskoni, akoma nuk e sheh kalimin e lojtarit të sigurt në Madrid. Duke dalë nga zgjedhjet elektorale ku votoi pasdite, “Kavaljeri” iu përgjigj pyetjes së gazetarëve të pranishëm dhe tifozëve të shumtë që kërkonin konfirmime…: “Nëse do të ishte për mua, do ta mbaja, - tha Berluskoni për Kakànë, - megjithatë nuk ka akoma asgjë të sigurt. Nesër (sot) në mbrëmje do të flas në telefon me Kakànë dhe do të shohim”. Kështu, prania e tij është më e rëndësishme sesa fjalët, pasi Reali nuk kërkon të humbasë në asnjë mënyrë kohë.
Sipas shtypit brazilian që konfirmoi edhe lajmin, mjeku i skuadrës “merenges”, ka qenë i autorizuar të shkojë në Teresopolis për të vizituar Kakànë para transferimit te Reali.
Pra, nëse prania e mjekut të Realit nuk mjafton për të bindur skeptikët, ose më mirë ata që shpresojnë më shumë, ka menduar vetë “Topi i Artë 2007″, që me fjalët e tij, ka lënë të kuptojë, që shpejt do të ketë lajme të reja. Dhe në të vërtet ishte një e dielë speciale, pak e hidhur për tifozët e Milanit: me përjashtim të ndonjë surprize, dje ishte dita e fundit e Rikardo Kakàsë si kuqezi. Në mbrëmje Berluskoni është takuar me zëvendëspresidentin Galiani për strategjitë e ardhshme të merkatës e të komunikimit, ku sot pritet zyrtarizimi i shitjes së brazilianit te Reali.
Edhe pse në vilën e padronit kuqezi është folur para së gjithash mbi të ardhmen, për lojtarët që duhet të formojnë një Milan të fortë menjëherë, inati dhe keqardhja e tifozëve për largimin e lojtarit më të dashur është e madhe. Emri i parë i listës, siç dihet, përfaqësohet nga një qendërsulmues, i cili iu mohua Ançelotit të paktën në sezonin që u mbyll. Mes zërave të merkatos që vazhdojnë akoma, ai më i besueshmi është gjithnjë i lidhur me emrin e Emanuel Adebajorit, i vetmi “top player” i kategorisë që pranon menjëherë Milani.
Sigurisht, duhet një rrogë e mirë (4-4.5 milionë euro në vit) dhe të paktën 30 milionë për kartonin. Teorikisht, shitja e Kakàsë e siguron këtë likujdim, por nuk mund të harrohet, që sakrifica mund të interpretohet për të sistemuar bilancin. Zgjedhja e dytë quhet Luka Toni, për të cilin drejtuesit kuqezinj vazhdojnë të bisedojnë me Bajernin e Mynihut. Ndërkohë në Madrid janë të lumtur dhe po përgatiten të festojnë edhe më shumë pas Kupës së Konfederatave. Pasi Riki, para se të kthehet në Brazil për pushime, do të jetë në qendër të një prezantimi spektakolar, i denjë për një Div “Hollywood”-i, pak a shumë si Ronaldo, Bekham dhe Zidane, të cilët i kanë dhënë tifozerisë madrilene një kënaqësi të madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kakà, mjeku i Realit e viziton në Brazil..
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kaka: Gjithmonë do ta dua Milanin
» Trezeguet në listën e Realit
» Ronaldo ndjehet i lajkatuar për ofertën e Realit
» Messi nuk është i shqetësuar për transferimet e Realit
» Barca dëshiron t’ia ‘vjedhë’ Villan, Realit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
>> RiniaMitro .:.RM.:.www.RiniaKH.LoLForum.Net :: .:. Diskutime .:. :: Sporti-
Kërce tek: