Cristiano Ronaldo ka dhënë deklaratën e parë që nga momenti kur Manchester United pranoi mega-ofertën e Real Madridit për transferimin e yllit portugez në Bernabeu.
Lojtari më i miri i sezonit 2007/2008 aktualisht gjendet në pushime në SHBA, ndërsa është shprehur për “Fox Sports” se mburret që dy nga skuadrat më të mira në botë (Reali dhe Unitedi) dëshirojnë shërbimet e tij.
“Dëgjova për ofertën këtu në L.A., ndërsa bashkëpunëtorët e mi më treguan se Manchester Unitedi e ka pranuar atë. Po ashtu kam dëgjuar se Madridi dëshiron që një ekip mjekësor të më ekzaminojë, ashtu siç pritej”.
“Kjo marrëveshje është historike. 80 milionë funte është një shumë e madhe parash”, ka thënë portugezi